Ambasadori Meidani priti prof. dr. Avzi Mustafën në Ambasadën e Shqipërisë
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka pritur në një takim të veçantë prof. dr. Avzi Mustafën, një nga figurat më të shquara të arsimit shqiptar dhe The post Ambasadori Meidani priti prof. dr. Avzi Mustafën në Ambasadën e Shqipërisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka pritur në një takim të veçantë prof. dr. Avzi Mustafën, një nga figurat më të shquara të arsimit shqiptar dhe mendimit pedagogjik në vend. Në takim ishte i pranishëm edhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë, z. Imer Selmani.
“Pata kënaqësinë të pres në Ambasadë prof. dr. Avzi Mustafën, një figurë e shquar e arsimit shqiptar dhe mendimit pedagogjik në Maqedoninë e Veriut dhe një mik i rregullt i Ambasadës sonë,” tha ambasadori Meidani.
Gjatë bashkëbisedimit, prof. Mustafa ndau reflektime mbi zhvillimin e arsimit shqip, avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në jetën publike, si dhe përpjekjet historike për unifikimin e Abetares shqipe.
“Me një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave dhe në promovimin e trashëgimisë sonë gjuhësore, prof. Mustafa do të jetë një zë i çmuar në organizimin e aktiviteteve përkujtimore për Kongresin e Manastirit,” theksoi ambasadori Meidani.
Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Flaka
The post Ambasadori Meidani priti prof. dr. Avzi Mustafën në Ambasadën e Shqipërisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
