Andin Lokaj e quan Kurtin “hajvani më i madh” gjatë komentimit të lojës Inter – Juve

Komentatori Andin Lokaj është njëri nga më të njohurit e më të pëlqyerit në Kosovë për punën e tij. Lokaj, sot ka zgjedhur që komentimin e ndeshjes Inter-Juventus ta nis në një formë të pazakontë, shkruan lajmi. Ai e ka quajtur “hajvan”, kryeministrin Albin Kurti, duke iu përgjigjur me etiketën e njëjtë që Kurti iu […]

shkurt 17, 2025 - 04:00
 0  10
Andin Lokaj e quan Kurtin “hajvani më i madh” gjatë komentimit të lojës Inter – Juve

Komentatori Andin Lokaj është njëri nga më të njohurit e më të pëlqyerit në Kosovë për punën e tij.

Lokaj, sot ka zgjedhur që komentimin e ndeshjes Inter-Juventus ta nis në një formë të pazakontë, shkruan lajmi.

Ai e ka quajtur “hajvan”, kryeministrin Albin Kurti, duke iu përgjigjur me etiketën e njëjtë që Kurti iu ka referuar opozitës më 9 shkurt, duke i quajtur “hajvanë”.

“Kryeministri me hajvan ne histori, e kam një dëshirë që kryeministri më hajvan mos të më dëgjoj sonte, se e nali. Kryeministri, po çfare kryeministri more, me hajvani”, ka thënë ndër tjerash Lokaj para se të fillonte derbi italian.