Çdo i treti qytetar mendon të largohet nga RMV-ja
Çdo i treti qytetar ose 35,2 përqind mendojnë që të shpërngulen nga Maqedonia, tregon hulumtimi i mendimit publik të cilën për emisionin “Detektor” e realizoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup, njofton Portalb.mk. Interes më të madh që të shpërngulen nga shteti kanë grupmoshat nga 30 deri në 50 vjeç me arsim sipëror ku madje çdo […]


Çdo i treti qytetar ose 35,2 përqind mendojnë që të shpërngulen nga Maqedonia, tregon hulumtimi i mendimit publik të cilën për emisionin “Detektor” e realizoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup, njofton Portalb.mk.
Interes më të madh që të shpërngulen nga shteti kanë grupmoshat nga 30 deri në 50 vjeç me arsim sipëror ku madje çdo i dyti dëshiron ta kërkojë fatin jashtë Maqedonisë, tregojnë analizat e hollësishme të shifrave.
Në sondazh thuhet se 15,9 përqind kanë thënë se arsye për shkak të së cilës dëshirojnë të shpërngulen janë pagat, ndërsa menjëherë pas tyre janë ata të cilët thonë se arsye janë mundësitë më të mira për fëmijët, shëndetësia më e mirë, arsimi dhe infrastruktura më e mirë.
Sipas sondazhit, përzgjedhje e parë për destinacion është Gjermania të cilin e kanë zgjedhur 11,8 përqind e të anketuarve, Zvicra me 6,9 përqind dhe Sllovenia me 5,2. Shtetet skandinavike dhe SHBA-ja janë zgjedhja e mbi 3 përqind e të anketuarve.
Se me siguri do të shpërngulen nga shteti në 5 vitet e ardhshme janë përgjigjur 10 përqind e të anketuarve.
Një numër i madh i të anketuarve madje 64,9 përqind thonë se kanë të afërt të tyre i cili tashmë është shpërngulur jashtë shtetit. Shtatëdhjetë përqind e të anketuarve konsiderojnë se krahasuar me periudhën para 5 viteve shkalla e shpërnguljes po rritet.
Hulumtimi është realizuar sipas anketës telefonike në periudhën nga 24 deri më 26 janar sivjet në ekzemplar reprezantues prej 1033 të anketuar nga i gjithë shteti.
Kujtojmë që analiza e Portalb.mk në vitin 2024 tregoi se të rinjtë largohen në masë të madhe nga vendi për jetesë më të mirë, ndërsa shumë të rinj të tjerë kanë në plan të braktisin vendin. Papunësia, korrupsioni, politizimi, nepotizmi dhe standardi i ulët i jetesës janë vetëm disa nga arsyet që shtyjnë të rinjtë të marrin këtë vendim.
- LEXO: Maqedonia e Veriut e paralizuar, papunësia “dëbon” të rinjtë
- LEXO: Premtimet për kthimin e të rinjve në RMV ende në mërgim, nuk ka plan konkret pavarësisht paralajmërimeve
- LEXO: Rinia ia mbyll derën Maqedonisë së Veriut: “Në këtë vend nuk jetojmë por mbijetojmë”
- LEXO: ‘Politikat sociale dhe punësimi’ në RMV me suksese të kufizuara dhe mungesë reformash të thella
- LEXO: ANALIZË: Numri më i madh i të papunëve është në Qytetin e Shkupit dhe në Tetovë, 70% e të papunëve nuk kanë as arsim të mesëm (Infografikk)