Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe i sigurt për konsum, ndërsa në territorin e Komunës mbrëmë në mesnatë përfundoi gjendja 30-ditore e krizës M...

gusht 20, 2026 - 23:00
Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe i sigurt për konsum, ndërsa në territorin e Komunës mbrëmë në mesnatë përfundoi gjendja 30-ditore e krizës

Me këtë, tha ai, përfundon angazhimi dhe mbikëqyrja e drejtpërdrejtë nga pushteti qendror dhe ndërmarrjet shtetërore.

“Me përfundimin e gjendjes së krizës, institucionet e pushtetit qendror, përfshirë edhe NP ‘Ujësjellësi’ nga Shkupi, tërhiqen nga kontrolli i cilësisë së ujit. Tani është radha e pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale që të kujdesen që gostivarasit të vazhdojnë të pinë ujë të pastër dhe të sigurt”, deklaroi Angellov.

Qeveria e shpalli gjendjen e krizës në Gostivar më 20 korrik, pasi pushteti lokal nuk arriti të përballej vetë me ndotjen e ujit të pijshëm dhe epideminë që preku disa mijëra qytetarë.

Uji në Gostivar ishte ndaluar për pije që nga 17 korriku. Sipas institucioneve kompetente, ndotja erdhi si pasojë e pompave të vendosura në mënyrë të parregullt nga NP “Komunalec”-Gostivar, përmes të cilave në sistem futej ujë i ndotur. Mijëra qytetarë përfunduan në spital për shkak të helmimit nga bakteret.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.