Arben Taravari: Bashkëpunim me BDI-në deri në hapjen e negociatave me BE-në

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i është përgjigjur thirrjes së BDI-së për bashkëpunim politik duke theksuar se “nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në”, përcjell TV21. Taravari shpjegoi The post Arben Taravari: Bashkëpunim me BDI-në deri në hapjen e negociatave me BE-në appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 15, 2026 - 11:30
 0
Arben Taravari: Bashkëpunim me BDI-në deri në hapjen e negociatave me BE-në

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i është përgjigjur thirrjes së BDI-së për bashkëpunim politik duke theksuar se “nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në”, përcjell TV21.

Taravari shpjegoi se arsyeja është ideologjike: “BDI është parti e majtë, ndërsa ASH është parti e djathtë. Kemi pikëpamje të ndryshme politike, por kjo nuk na ndalon të punojmë së bashku në interesa të përbashkëta të shqiptarëve dhe vendit”, tha ai.

Megjithatë, Taravari nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me BDI-në deri në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, duke e konsideruar këtë si një prioritet strategjik për integrimin evropian të vendit.

“Kjo që na ndodhi neve, ASH-së me VLEN-in, tash është duke i ndodhur Billall Kasamit”, kështu tha në Click Plus Arben Taravari duke e parashikuar largimin e Lëvizjes Besa nga VLEN, shkruan TV21. Siç tha Taravari, u akuzua se ishte pengesë për bashkimin e VLEN-it, por shtoi se, që nag fundi i majit të vitit të kaluar u tha se VLEN do të shndërrohet në pari që nuk është bërë.

“Ku është bashkimi i VLEN-it? Kaluan 8-9 muaj. Ku janë?”, tha Taravari në Click Plus.

Ai shtoi: “Në këtë fazë, interesat e shqiptarëve dhe avancimi i vendit drejt BE-së janë mbi dallimet tona politike.”

Taravari foli edhe për daljen e ulët të votuesve në zgjedhjet në Gostivar dhe Vrapçisht, përcjell TV21. Sipas Taravarit, problem është listat e papastruara që siç tha, janë rreth 6 mijë të vdekur që ende figurojnë në lista zgjedhore. Taravari shtoi se në Gostivar nuk ka më shumë se 60 mijë votues.

“Në Gostivar ka 60 mijë banorë, resident. Në listën zgjedhore janë 86 mijë votues a në Tetovë 88 mijë. Në Tetovë votojnë mbi 80 mijë banorë. Lista në Tetovë është 88 mijë e në Gostivar 86 mijë, a janë njerëz që jetojnë 60 mijë dhe nuk ka më shumë. Të pastrohet lista zgjedhore. Aty ke 5-6 mijë të vdekur”, tha Taravari.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela dhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, po qendrojnë para dyerve të Qeverisë duke pritur për tu bërë pjesë e pushtetit.

“A e shihni, Sela dhe Menduhi rrijnë te dera e Qeverisë, unë në vitin 2024 kam dal nga Qeveria për ta bërë ndryshimin. Une e lash ministrinë e Shendetesise per shkak te pergjegjesise. Poashtu e kam pare te arsyeshme te rritet partia. Brenda VLEN-it, thika pas shpine sa te duash, shqiptaret nuk perfillen, euro-integrimet s’jane askund. Une dy here kam dal nga qeveria dhe kam sakrifikuar shume, por nuk e kam ditur se ka njerez qe bejme çmos per pozita”, u shpreh mes tjerash Taravari për TV21. Gazeta Flaka

The post Arben Taravari: Bashkëpunim me BDI-në deri në hapjen e negociatave me BE-në appeared first on Flaka, në çdo lajm... .