LSDM: Qeveria teknike duhet të mbetet deri në zbatimin e reformave
Partia opozitare LSDM vlerëson se Qeveria teknike duhet të vazhdojë të funksionojë, duke theksuar se shfuqizimi i saj mund të ndodhë vetëm kur shoqëria të jetë realisht e përgatitur dhe The post LSDM: Qeveria teknike duhet të mbetet deri në zbatimin e reformave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Partia opozitare LSDM vlerëson se Qeveria teknike duhet të vazhdojë të funksionojë, duke theksuar se shfuqizimi i saj mund të ndodhë vetëm kur shoqëria të jetë realisht e përgatitur dhe kur të zbatohen reformat kyçe sipas standardeve evropiane.
Nga LSDM thonë se heqja e Qeverisë teknike është e mundur vetëm pas zbatimit të plotë të ligjeve reformuese që burojnë nga rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe misioneve të vlerësimit, veçanërisht në fushat e gjyqësorit, prokurorisë, policisë dhe sundimit të ligjit.
Sipas kësaj partie, deri në realizimin e këtyre reformave, kushtet në vend mbeten të pandryshuara nga viti 2016, duke përmendur krimin, korrupsionin, institucionet e kapura dhe ndikimin politik mbi gjyqësorin si arsye kryesore për ruajtjen e Qeverisë teknike.
LSDM akuzon koalicionin qeveritar VMRO-DPMNE dhe ZNAM se nuk është i interesuar për dialog dhe reforma evropiane, por se po kërkon një justifikim politik për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për të cilat, sipas tyre, marrëveshja tashmë është arritur.
Sipas LSDM-së, veprimet e qeverisë dëshmojnë për mungesë vullneti për integrim evropian dhe përpjekje për izolim të qëllimshëm të vendit, gjë që, siç theksojnë, tashmë është bërë e qartë edhe për qytetarët.
The post LSDM: Qeveria teknike duhet të mbetet deri në zbatimin e reformave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .