Arben Taravari: Fitorja në Çashkë është historike – për herë të parë kryetar shqiptar në komunë me shumicë shqiptare
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke The post Arben Taravari: Fitorja në Çashkë është historike – për herë të parë kryetar shqiptar në komunë me shumicë shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar fitoren në komunën e Çashkës si një moment historik për shqiptarët.
“Në raundin e parë është fituar një komunë që ishte me rëndësi për të gjithë shqiptarët – kjo është komuna e Çashkës. Për fat të mirë, aty zgjidhet për herë të parë kryetar komune një shqiptar, pasi që mbi 50% e popullatës atje janë shqiptarë. Kandidati ishte i Aleancës Kombëtare, por pati përkrahje edhe prej të gjithë shqiptarëve, besoj edhe prej atyre që janë përkrahës të VLEN-it. Ka qenë kandidatura e vetme dhe për së pari herë fiton një kandidat shqiptar. Tash në raundin e dytë, do të shihen edhe rezultatet në Bervenicë dhe Kërçovë, ku shumica e banorëve janë shqiptarë, kurse në garë janë një kandidat shqiptar dhe një maqedonas. Komunat e tjera udhëhiqen prej shqiptarëve.”
Sipas Taravarit, kjo fitore shënon një kapitull të ri në përfaqësimin e shqiptarëve në komunat me shumicë shqiptare, duke treguar se bashkimi për kauza të përbashkëta politike dhe kombëtare sjell rezultate konkrete.
Arben Taravari: Opozita shqiptare ka marrë mbi 25% më shumë vota sesa koalicioni qeverisës
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se opozita shqiptare ka dalë dukshëm më e fortë se kampi qeverisës.
“Pa dyshim se nëse i mbledhim votat e listave për këshilltarë komunalë, për ansambleistë komunalë, Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI ka 25% më shumë vota sesa koalicioni qeverisës, VLEN. Nëse analizohet edhe numri i votave që morën kandidatët për kryetarë komunash nga Aleanca Kombëtare, edhe aty jemi mbi 20% me më shumë vota se VLEN-i, edhe pse VLEN-i qeveritar në raundin e parë për kryetarë komunash ka marrë vota edhe nga partitë maqedonase që janë pjesë e qeverisë, sidomos nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM. Kështu që, pa dyshim, opozita shqiptare ka marrë mbi 25% më shumë vota sesa koalicioni qeverisës shqiptar. Edhe pse, realisht, pritshmëritë e Aleancës Kombëtare, por edhe sondazhet, tregonin që raporti do të ishte 1.8 me 1 dhe jo 1.25 me 1, madje disa anketa edhe 2 me 1. Por ky është rezultati. Pasi kemi edhe një raund të dytë, do të bëhen analiza më të thella, por mendoj se ka pasur një inxhiniering të jashtëzakonshëm nga partitë qeveritare, qoftë maqedonase apo shqiptare.”
Sipas Taravarit, rezultati i raundit të parë tregon qartë se forca opozitare shqiptare po fiton terren dhe besim te qytetarët, ndërsa pritet që raundi i dytë të konfirmojë këtë prirje. Gazeta Flaka
The post Arben Taravari: Fitorja në Çashkë është historike – për herë të parë kryetar shqiptar në komunë me shumicë shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .