Arben Taravari: Koalicioni VLEN dështoi për shkak të mungesës së respektit ndaj votuesve
Në një intervistë për portalin Nacionale të Kosovës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dhënë një pasqyrë të detajuar mbi arsyet që e çuan partinë e tij të The post Arben Taravari: Koalicioni VLEN dështoi për shkak të mungesës së respektit ndaj votuesve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në një intervistë për portalin Nacionale të Kosovës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dhënë një pasqyrë të detajuar mbi arsyet që e çuan partinë e tij të largohej nga koalicioni VLEN dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se vendimi nuk ishte i marrë në mënyrë impulsive, por pas një procesi të gjatë dhe shumë fazash.
Taravari shtoi se, kur Aleanca për Shqiptarët hyri në Qeveri, kishte një entuziazëm për ndryshimin e sistemit të vjetër, por kjo pritshmëri nuk u përmbush. Ai shpjegoi se divergjencat më të mëdha me partitë tjera të koalicionit lidhnin me mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale të tetorit. Aleanca propozoi që për kandidatët të bëheshin sondazhe, me qëllim që më i votuari të zgjidhej në mënyrë demokratike, por partitë e tjera refuzuan këtë mekanizëm, duke insistuar që kandidatët të zgjidheshin nga vetë ato.
“Ky ishte një akt autokracie arrogante ndaj elektoratit, që ne nuk mund ta pranojmë,” deklaroi Taravari, duke shtuar se respekti për votuesit është themeli i veprimtarisë së Aleancës për Shqiptarët. Për shkak të kësaj situate dhe akuzave të shumta që nisën pas vendimit për të dalë me lista të veçanta këshilltarësh, bashkëpunimi me koalicionin VLEN u bë i pamundur.
Ai përmendi gjithashtu se pavarësisht dhimbjes që ka shkaktuar ky vendim tek disa anëtarë dhe simpatizantë të koalicionit, beson se kjo periudhë do të kalojë dhe situata do të përmirësohet.
Aleanca për Shqiptarët do të garojë me lista të veçanta në zgjedhjet lokale të ardhshme, duke synuar të ruajë dhe forcojë besimin e elektoratit të saj.
Taravari mohon ndikimin e BDI-së dhe Ali Ahmetit në vendimin për largimin nga qeveria
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën për Nacionale të Kosovës, mohoi kategorikisht se BDI-ja dhe Ali Ahmeti kanë pasur ndikim në vendimin e partisë së tij për të dalë nga qeveria maqedonase. Ai e cilësoi këtë perceptim si një teori konspirative dhe deklaroi se vendimi ishte unanim dhe u mor nga organet sovrane dhe të pavarura të Aleancës për Shqiptarët. Taravari theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka marrë vendime të pavarura dhe se nuk ka ndikuar askush tjetër në këtë proces.
“Nuk e di pse është krijuar perceptimi se ne vendimet e Aleancës për Shqiptarët ka gjithmonë një palë tjetër që vendos! Ndoshta për shkak të një politike konspirative e plot drama e hamendësime që janë mësuar të bëjnë veçanërisht ballkanasit. Jo! Vendimi për të dalë nga Qeveria ishte vendim unanim i organeve partiake të cilat janë sovrane dhe të pavarura”, tha Taravari.
Taravari: Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk është legjitime pa përfaqësimin e duhur të shqiptarëve
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për Nacionale të Kosovës, ka deklaruar se qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk mund të konsiderohet legjitime pa përfaqësimin e plotë të shqiptarëve. Ai theksoi se në një shtet multietnik ku shqiptarët janë shtetformues, duhet të ketë një qeveri që i përfaqëson të gjithë qytetarët, jo vetëm një qeveri maqedonase me numër të vogël deputetësh shqiptarë. Taravari shtoi se aktualisht shumica dërrmuese e deputetëve shqiptarë janë në opozitë, çka e vështirëson përfaqësimin e tyre në ekzekutiv.
“Deputetët përfaqësojnë njerëzit, dhe nuk mund të pretendohet se shqiptarët janë të përfaqësuar në qeveri ku shumica dërrmuese e deputetëve shqiptarë janë në opozitë,” u shpreh ai.
Ky është një tjetër sinjal i tensioneve politike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Aleanca për Shqiptarët vijon të kërkojë përfaqësim të drejtë dhe të barabartë në institucionet qeverisëse.

Taravari: Zgjedhjet e parakohshme do jenë të pashmangshme nëse nuk zgjidhet përfaqësimi i shqiptarëve në qeveri
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për Nacionale të Kosovës, ka deklaruar se nuk është për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut për shkak të kostove financiare për shtetin.
Megjithatë, ai paralajmëron se nëse nuk zgjidhet çështja e përfaqësimit adekuat të shqiptarëve në qeveri, zgjedhjet e parakohshme do të jenë të pashmangshme. Taravari thekson se një qeveri e tillë duhet të përfaqësojë të gjithë komunitetet në vend, duke i dhënë rëndësi veçanërisht përfaqësimit të shqiptarëve, shtetformues në Maqedoninë e Veriut.

Taravari për BDI-në: Votuesit e kësaj partie janë shqiptarë të respektuar
Në një intervistë për portalin Nacionale të Kosovës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, komentoi marrëdhëniet me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), duke theksuar se partia nuk përfaqësohet më nga kriminelë, ndërsa votuesit e saj të ndershëm janë shqiptarë të respektuar dhe të padëshirueshëm të trajtohen si fajtorë.
“Ne me pastrim të BDI-së nuk nënkuptojmë pastrim të shqiptarëve. Ideologjikisht jam kundër BDI-së, por nuk mund të përndiqen aktivistët e ndershëm dhe përfaqësuesit e sinqertë të saj,” deklaroi Taravari.
Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i Aleancës për Shqiptarët mbetet përfaqësimi i sa më shumë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe se janë të hapur për bashkëpunim me çdo forcë politike që përputhet me këtë objektiv. Flaka Media
The post Arben Taravari: Koalicioni VLEN dështoi për shkak të mungesës së respektit ndaj votuesve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .