Arben Taravari me urim për 28 Nëntorin: “Shqiptarët sot festojnë kudo në trojet e tyre”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar Ditën e Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë me një mesazh të përqendruar te momenti historik i 28 Nëntorit 1912 dhe simbolika The post Arben Taravari me urim për 28 Nëntorin: “Shqiptarët sot festojnë kudo në trojet e tyre” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 28, 2025 - 11:00
 0
Arben Taravari me urim për 28 Nëntorin: “Shqiptarët sot festojnë kudo në trojet e tyre”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar Ditën e Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë me një mesazh të përqendruar te momenti historik i 28 Nëntorit 1912 dhe simbolika e tij për shqiptarët kudo që ndodhen.

Taravari kujtoi se në një datë si kjo, 113 vjet më parë, Ismail Qemali doli në “ballkonin më të famshëm shqiptar” për të shpallur Shqipërinë shtet të pavarur. Ai rikujtoi se delegacioni shqiptar u kërkoi Fuqive të Mëdha njohjen e 57 mijë kilometrave katrorë, por në fund mbetën vetëm me 28 mijë – një vendim që la pas dhimbje dhe zhgënjim për gjymtimin e trojeve shqiptare.

Megjithatë, sipas Taravarit, pavarësisht kësaj historie të vështirë, shqiptarët sot festojnë me krenari e njësoj kudo në trojet e tyre.

“Gëzuar 28 Nëntorin!”, përfundon urimi i tij, duke theksuar se kjo ditë mbetet simbol i bashkimit, identitetit dhe aspiratave kombëtare.

The post Arben Taravari me urim për 28 Nëntorin: “Shqiptarët sot festojnë kudo në trojet e tyre” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .