Arbër Ademi: Gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me Kushtetutë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, në një intervistë për Euronews Albania, ka theksuar se gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me Kushtetutën e Maqedonisë The post Arbër Ademi: Gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me Kushtetutë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 9, 2026 - 12:00
Arbër Ademi: Gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me Kushtetutë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, në një intervistë për Euronews Albania, ka theksuar se gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Ademi u referua në Amandamentin 5 të Kushtetutës, i cili përcakton se gjuhë zyrtare në vend janë gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj, si dhe gjuha që flitet nga të paktën 20% e popullsisë. Në praktikë, kjo përqindje i referohet komunitetit shqiptar dhe përdorimit të gjuhës shqipe.

Ai shtoi se përdorimin e gjuhëve e rregullon gjithashtu edhe ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili përcakton qartë nivelin e përdorimit të tyre, duke e bërë çështjen të pa diskutueshme, transmeton Gazeta Flaka.

The post Arbër Ademi: Gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me Kushtetutë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .