Arbër Bytyqi komenton lojën e Gjestit: Ka vetëbesim të tepruar, ka dalë prej lëkurës së vet

Arbër Bytyqi ka dhënë një koment për lojën e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4. I ftuar në “Krejt n’debat”, ai ka folur për lojën e këngëtarit në Kosovë dhe atë që po bën në Shqipëri. Grimeri i njohur nga Prizreni thotë se ka ndryshuar shumë, e që ka vetëbesim të tepruar. Tutje thekson […]

Jan 21, 2025 - 19:00
 0  4
Arbër Bytyqi komenton lojën e Gjestit: Ka vetëbesim të tepruar, ka dalë prej lëkurës së vet

Arbër Bytyqi ka dhënë një koment për lojën e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4.

I ftuar në “Krejt n’debat”, ai ka folur për lojën e këngëtarit në Kosovë dhe atë që po bën në Shqipëri.

Grimeri i njohur nga Prizreni thotë se ka ndryshuar shumë, e që ka vetëbesim të tepruar.

Tutje thekson se këtu ka qenë më real, derisa atje po jep maksimumin e tij në raport më të tjerët, pasi e di se sa i pëlqyer është jashtë.

“Gjesti ka ndryshuar goxha shumë, pak vetëbesim i tepruar po mendoj. Në Kosovë ke fytyra e tij reale, atje po më duket që po i jep shumë zor. Nuk më pëlqen”, u shpreh ai.

Në vazhdim tha: “Ka dalë prej lëkurës së vetë, është çështje vetëbesimi. Ai ka informatë, ka ndez. Ai e jep 200 për qind atje. Kjo lojë nuk është fer sipas meje. Secilit duhet me i dhënë nga një informatë të caktuar”.

Pavarësisht kësaj, Gjesti po vazhdon të jetë një nga banorët më të preferuar të publikut.