I quajti burrat e Dibrës dhe Lezhës çyryk, Rama: Kam pasur disa ankesa
Pasi i cilësoi burrat që mbështesin PD në Dibër dhe në Lezhë çyryk , kryesocialisti Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij. Sipas Ramës, ai i ka quajtur politikisht çyryk, pasi vetëm një njeri që “nuk është mirë” mund të votojë opozitën. “Kam pasur disa ankesa dhe mesazhe nga disa burra që ankohen, dikush më […]

Pasi i cilësoi burrat që mbështesin PD në Dibër dhe në Lezhë çyryk , kryesocialisti Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij.
Sipas Ramës, ai i ka quajtur politikisht çyryk, pasi vetëm një njeri që “nuk është mirë” mund të votojë opozitën.
“Kam pasur disa ankesa dhe mesazhe nga disa burra që ankohen, dikush më shkruan ça ke lavdëroi sa të duash gratë. Nuk e di si mendoni ju. Unë mendoj se ata burra që na ikin se nuk kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen. E dyta unë nuk shaj burrat, burrin tënd vetëm ti ke të drejtë ta shash kur vjen vonë pasi ka dalë nëpër kafene. PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave, ka qarqe që kjo mbështetje shkon 65%. Te burrat në rang vendi diferenca është shumë e vogël. Ata burra që njësoj si gratë mbështesin PS janë jo vetëm të zotë. Ata në kënetë për mua janë”.