Ari e veturë e sekuestruar, Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarve për vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje. Nga Policia bëhet e ditur se i arrestuari, M.G , dyshohet se është përfshirë në raste të vjedhjes, dhe, vjedhjes së rëndë, dhe se gjatë ndalimit të tij, në trup i është gjetur kokainë. ‘’Lidhur me rastin, në koordinim me

Prill 9, 2026 - 13:30
Ari e veturë e sekuestruar, Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarve për vjedhje në Prizren
ari-e-veture-e-sekuestruar,-policia-jep-detaje-per-arrestimin-e-te-dyshuarve-per-vjedhje-ne-prizren

ari-e-veture-e-sekuestruar,-policia-jep-detaje-per-arrestimin-e-te-dyshuarve-per-vjedhje-ne-prizren

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për arrestimin e një personi në Prizren për vjedhje.

Nga Policia bëhet e ditur se i arrestuari, M.G , dyshohet se është përfshirë në raste të vjedhjes, dhe, vjedhjes së rëndë, dhe se gjatë ndalimit të tij, në trup i është gjetur kokainë.

‘’Lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin kujdestar, është kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që ndërlidhen me rastet në fjalë. I dyshuari, gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka kryer disa vjedhje në markete dhe vetura. Ndaj tij, me vendim të prokurorit kujdestar, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, thuhet në njoftimin e Policisë.