FSK dërgon ekip në Gaza për përgatitjen e misionit paqeruajtës

Forca e Sigurisë së Kosovës  ka dërguar një ekip në Gaza për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të operojë kontingjenti i saj në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza. Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili ka theksuar se qëllimi i

Prill 26, 2026 - 12:00
FSK dërgon ekip në Gaza për përgatitjen e misionit paqeruajtës
fsk-dergon-ekip-ne-gaza-per-pergatitjen-e-misionit-paqeruajtes

fsk-dergon-ekip-ne-gaza-per-pergatitjen-e-misionit-paqeruajtes

Forca e Sigurisë së Kosovës  ka dërguar një ekip në Gaza për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të operojë kontingjenti i saj në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite është vlerësimi paraprak i terrenit dhe koordinimi i aktiviteteve për dislokimin e trupave.

Gjatë qëndrimit në Gaza, ekipi i FSK-së ka zhvilluar takime dhe diskutime me autoritetet përgjegjëse për administrimin e zonës, si dhe me përfaqësues të strukturave ndërkombëtare, përfshirë Qendrën Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC). Kjo qendër operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së.

Sipas njoftimit, në këto takime është diskutuar për procesin e integrimit të kontingjentit të FSK-së, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta dhe koordinimin e mbështetjes logjistike për misionin në terren.

FSK ka ritheksuar përkushtimin e saj për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes këtij angazhimi, synohet forcimi i partneriteteve strategjike dhe promovimi i sigurisë kolektive në përputhje me standardet ndërkombëtare të ruajtjes së paqes.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1D5x9G57VJ/