Arianit Xhaferi ngre dilema për protestën e së hënës në Shkup: Çfarë fshihet pas saj?!

Aktivisti qytetar nga Tetova, Arianit Xhaferi thekson rëndësinë e protestës së nesërme të studentëve shqiptarë në Shkup për të drejtën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. The post Arianit Xhaferi ngre dilema për protestën e së hënës në Shkup: Çfarë fshihet pas saj?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 6, 2026 - 00:00
Arianit Xhaferi ngre dilema për protestën e së hënës në Shkup: Çfarë fshihet pas saj?!

Aktivisti qytetar nga Tetova, Arianit Xhaferi thekson rëndësinë e protestës së nesërme të studentëve shqiptarë në Shkup për të drejtën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Ai vë në dukje mungesën historike të reagimit studentor të organizuar në Maqedoni për të drejtat e tyre dhe për çështje të tjera publike, duke përmendur ndër të tjera ndotjen e ajrit, çmimet e larta të energjisë, korrupsionin dhe shkeljet e ligjit gjatë pandemisë.

Xhaferi paralajmëron se pjesëmarrja e figurave politike ose pseudo-gazetarëve mund të dëmtojë procesin, duke e kthyer protestën në skenë për interes partiak ose protagonizëm. Sipas tij, studentët duhet të jenë vetë udhëheqës të lëvizjes, me dinjitet dhe me mbështetjen e qytetarëve, pa lejuar ndërhyrjen e faktorëve të jashtëm.

Ai gjithashtu këshillon gazetarët që të mos kapin deklarata nga figurat politike që mund të ndikojnë negativisht, për të ruajtur fokusin tek zëri autentik dhe i pavarur i studentëve.

Teksti integral:

Nesër në Shkup do të mbahet një protestë studentore me një kërkesë plotësisht e drejtë: provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Para çdo proteste lindin pyetje: kush e organizon, kush e mbështet dhe çfarë fshihet pas saj. Por problemi ynë si shoqëri ka qenë gjithmonë tjetërkund – mungesa e reagimit të organizuar studentor ndër vite, edhe kur janë prekur drejtpërdrejt të drejtat e tyre.

Unë me ndihmën e shumë të tjerëve kam qenë organizator ose bashkëorganizator i shumë protestave deri tani. Ndër vite me rradhë, organizatat studentore (parlamentet, forumet, etj) asnjëherë nuk janë përfshirë nëpër protesta të interesit publik, qofshin ato kundër ndotjes së ajrit, qofshin ato kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike, qofshin ato kundër bixhozit, qofshin ato ku është kërkuar drejtësi për viktimat e modularit në Tetovë, apo të PULS-it në Koçan.

Sa herë e kam thënë publikisht dhe në media se “studentët janë forca lëvizëse e shoqërise dhe se prindërit tanë një grusht studentësh në atë ish-Jugosllavi të fortë, arriten t’i shkundin themelet e Jugosllavisë dhe se i vunë “kazmën” asaj krijese që ishte e padrejtë dhe e dëmshme për ne, dhe se studentët tanë (në Maqedoni) s’janë në gjendje as për të drejtat e tyre të luftojnë.

Studentët e universiteteve në Tetovë nuk protestuan në mënyrë të organizuar as kur një profesoreshë me lidhje të forta partiake i kërcënoi se do i kapte për fyti, as kur rrezikohej autonomia e universiteteve me disa ligje të këqija, as kur protestohej për të vendosur një sistem hibrid gjatë pandemisë, as kur ngrihej zëri e kur protestohej kundër korrupsionit dhe sjelljeve të pahijshme të disa profesorëve ne fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Tetovës. Sigurisht që gjithmonë ka pasur studentë që i kanë shpërfillur “urdhërat” e organeve drejtuese të partisë që janë future aty përmes senatit, dekanëve apo organizatave studentore – por në mënyrë të organizuar nuk kanë marrë pjesë asnjëherë! Edhe kur janë organizuar trajnime për studentë, UT dhe UEJL pothuajse asnjëherë s’kanë dërguar pjesëmarrës, kurse nga universitetet tjera asnjëherë s’ka munguar angazhimi i plotë.

Nuk është rastësi që sot gjendemi këtu. Kur nuk reagon me kohë, dikush tjetër vendos për ty.

Shoh se për protestën e nesërme kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre figura partiake (nga opozita e pushteti) por edhe shërbetorë të tyre në formë pseudo-gazetarësh, analistësh e influencerësh. Këto figura vetëm mund ta dëmtojnë këtë process sepse qëllimi i tyre mbi të gjitha është ndikimi partiak dhe protagonizmi politik. Ata që kanë pasur mundësinë ta zgjidhin këtë problem dhe nuk e kanë bërë, nuk duhet ta përdorin sot si skenë. Këta tjerët që sot e kanë mundësinë ta zgjidhin – duhet ta zgjidhin, jo të humbin kohën nëpër protesta.

Studentët duhet ta udhëheqin vetë këtë proces – me dinjitet dhe me mbështetjen e qytetarëve dhe nuk duhet t’u japin hapësirë këtyre figurave. Edhe gazetarët bëjnë mirë që mos t’i kapin në kamera e as mos ju kërkojnë deklaratë asnjërit nga këto figura, sepse në këtë mënyrë dëmtohen studentët dhe ja arrijnë qëllimit oportunistët partiakë!

The post Arianit Xhaferi ngre dilema për protestën e së hënës në Shkup: Çfarë fshihet pas saj?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .