Mazllum Baraliu: Mungon qartësia dhe orientimi edhe pas takimit mes liderëve politikë
Profesori dhe ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu në emisionin Gazeta ka kritikuar mungesën e transparencës dhe rezultateve konkrete pas takimit të fundit mes liderëve të partive politike, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku. Sipas tij, retorika e përdorur pas takimit nuk ofron qartësi të mjaftueshme për publikun dhe nuk reflekton ndonjë artikulim serioz të qëndrimeve apo


Profesori dhe ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu në emisionin Gazeta ka kritikuar mungesën e transparencës dhe rezultateve konkrete pas takimit të fundit mes liderëve të partive politike, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku.
Sipas tij, retorika e përdorur pas takimit nuk ofron qartësi të mjaftueshme për publikun dhe nuk reflekton ndonjë artikulim serioz të qëndrimeve apo propozimeve konkrete.
Baraliu ka theksuar se është e pakuptueshme se si një takim që zgjat rreth dy orë nuk prodhon të paktën një propozim apo një orientim të qartë për hapat e ardhshëm politikë.
“Është e paqartë se në cilin drejtim synohet të ecet, sidomos kur thuhet se takimi ka qenë i sinqertë dhe korrekt. Publiku ka të drejtë të dijë nëse ekziston një bazë për marrëveshje mes këtyre partive, qoftë edhe me përfshirjen e subjekteve të tjera politike,” tha Baraliu në Gazeta.
Ai gjithashtu ka kritikuar qasjen e liderëve politikë ndaj opinionit publik, duke e cilësuar si të papërgjegjshme dhe pa ndjeshmëri ndaj qytetarëve. Sipas Baraliut, kjo mënyrë komunikimi dëmton jo vetëm besimin e zgjedhësve brenda dhe jashtë vendit, por edhe imazhin e shtetit përballë bashkësisë ndërkombëtare.
“Niveli i komunikimit dhe sjelljes politike duhet të jetë shumë më i lartë, në mënyrë që vendi të vlerësohet si serioz nga partnerët ndërkombëtarë,” shtoi tutje Baraliu./Gazeta 10
Deklarata e plotë:
https://youtu.be/af6EPaDUGxc?list=TLPQMDYwNDIwMjaoY3_AkGlXFw
