Arifi: Kurti duhet t’i paraqes shqetësimet për gjuhën shqipe dhe trajtimin e shqiptarëve në RMV

Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se takimi i së hënës mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, ngritë nivelet diplomatike dhe bilaterale mes këtyre dy vendeve. ‘’Ngritë nivelet diplomatike dhe bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Kryeministri vjen nga një parti e cila nuk është shumë pro

Nëntor 18, 2024 - 11:00
 0  6
Arifi: Kurti duhet t’i paraqes shqetësimet për gjuhën shqipe dhe trajtimin e shqiptarëve në RMV
arifi:-kurti-duhet-t’i-paraqes-shqetesimet-per-gjuhen-shqipe-dhe-trajtimin-e-shqiptareve-ne-rmv

arifi:-kurti-duhet-t’i-paraqes-shqetesimet-per-gjuhen-shqipe-dhe-trajtimin-e-shqiptareve-ne-rmv


Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se takimi i së hënës mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, ngritë nivelet diplomatike dhe bilaterale mes këtyre dy vendeve.

‘’Ngritë nivelet diplomatike dhe bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Kryeministri vjen nga një parti e cila nuk është shumë pro shqiptarëve deri diku por ata e mbajnë njëfarë linje të perëndimit që Kosovë është shtet i pavarur e duhet të anëtarësohet në NATO nga ky aspekt e shoh si takim pozitive’’ thotë ai.

Arifi, potencon, se se nga ky takim pret lehtësim të bashkëveprimit mes dy vendeve në disa fusha.

‘’E dyta ndonjë marrëveshje mundët të ndodh që e lehtësojnë bashkëveprimin, ekonominë dhe gjumë gjëra të tjera se duke i thelluar bashkëpunimet me Republikën e Maqedonisë Veriore i themelojmë drejtpërdrejtë edhe me shqiptarët atje’’shprehet ai.

Analisti Arifi, deklaron se Qeveria e kosovës duhet të i ngritë shqetësimet sa i përket gjuhës shqipe dhe trajtimit të shqiptarëve atje.

‘’Qeveria e Kosovës duhet t’i ngritë shqetësimet e veta sa i përket gjuhës shqipe trajtimet të shqiptarëve në administratë publike, ndryshimet Kushtetuese’’ thotë ai.