Grevistet para Kuvendit, në pritje se cilat prej tyre do të vazhdojnë punën

Punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë qenë në grevë për rreth tre muaj, sot nuk u lejuan sërish të hyjnë në ndërtesë, ndërsa janë në pritje të një liste zyrtare që do të përcaktojë se cilat prej tyre do të vazhdojnë punën, teksa në vendin e tyre janë sjellë punëtore të reja nga e

Nëntor 18, 2024 - 11:00
 0  6
Grevistet para Kuvendit, në pritje se cilat prej tyre do të vazhdojnë punën
grevistet-para-kuvendit,-ne-pritje-se-cilat-prej-tyre-do-te-vazhdojne-punen

grevistet-para-kuvendit,-ne-pritje-se-cilat-prej-tyre-do-te-vazhdojne-punen

Punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë qenë në grevë për rreth tre muaj, sot nuk u lejuan sërish të hyjnë në ndërtesë, ndërsa janë në pritje të një liste zyrtare që do të përcaktojë se cilat prej tyre do të vazhdojnë punën, teksa në vendin e tyre janë sjellë punëtore të reja nga e njëjta kompani kontraktues.

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat janë në grevë për rreth tre muaj, këtë të hënë u paraqitën sërish në Kuvend me dokumentet e tyre të punës, siç ishte kërkuar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci.

Megjithatë, siç raporton ekipi nga terreni edhe këtë herë, atyre nuk iu lejua hyrja në ambientet e institucionit.Sipas punëtoreve, ato po presin publikimin e listës zyrtare, për të mësuar se cilat prej tyre do të mbeten në punë dhe cilat jo.

Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit, tabelat me mbishkrimin “Jemi në grevë” janë hequr, duke dhënë sinjale se situata po shkon drejt një zgjidhjeje.Nga brenda Kuvendit, është vërejtur prania e punëtoreve të reja teknike, të cilat janë punësuar nga e njëjta firmë kontraktuese e pastrimit, e kjo ka ndodhur pa asnjë paralajmërim të premten e javës së kaluar.

Kërkesa kryesore e grevistëve është rritja e pagës nga 250 euro në 550 euro, një kërkesë që, deri më tani, ka mbetur e paplotësuar.