Kandidati i koalicionit AKI për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiu, ka hapur shtabin zgjedhor në fshatin Miletinë.

Gjatë aktivitetit, Jahiu deklaroi se synimi i tij është një komunë ku të rinjtë të kenë më shumë perspektivë dhe familjet të shohin përmirësime konkrete në jetën e përditshme.

“Në Miletinë ndihemi gjithmonë si në shtëpi dhe kjo na jep forcë për të bërë më shumë”, tha Jahiu, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, përgjegjësisë dhe besimit të ndërsjellë.

Aktivitetin ai e përmbylli me mesazhin e fushatës: “Bashkë për Miletinën! Bashkë për Bërvenicën!”

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.