Armend Zemaj pas incidentit gjatë intervistës: Kërkoj falje publike, reagova në afekt

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas një situate të pakëndshme që ndodhi sot gjatë një interviste, raporton Gazeta10. Ai ka bërë të ditur se është përballur me ofendime dhe provokime verbale nga një qytetar, për të cilat, sipas tij, do të sqarohen nga policia nëse kanë qenë të rastësishme

tetor 24, 2025 - 18:30
 0
Armend Zemaj pas incidentit gjatë intervistës: Kërkoj falje publike, reagova në afekt
Armend Zemaj pas incidentit gjatë intervistës: Kërkoj falje publike, reagova në afekt

Armend Zemaj pas incidentit gjatë intervistës: Kërkoj falje publike, reagova në afekt

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas një situate të pakëndshme që ndodhi sot gjatë një interviste, raporton Gazeta10.

Ai ka bërë të ditur se është përballur me ofendime dhe provokime verbale nga një qytetar, për të cilat, sipas tij, do të sqarohen nga policia nëse kanë qenë të rastësishme apo të qëllimshme.

Zemaj ka pranuar se ka reaguar “në afekt dhe në vetëmbrojtje”, por thekson se ky veprim nuk përfaqëson as bindjet e tij personale, as parimet që ai mbron si deputet dhe si pjesë e LDK-së.

“Dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka shtuar se gjithmonë ka respekt për çdo qytetar, mendim apo kritikë, sado e ashpër të jetë ajo, duke theksuar se kjo ngjarje do t’i shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në të ardhmen./Gazeta10