Arrestime dhe denoncime në Gostivar dhe Tetovë
Gostivar/Tetovë – Gjatë datave 25 dhe 26 dhjetor 2025, zyrtarët policorë në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës kanë regjistruar disa raste që lidhen me sulme, kërcënime dhe posedim të lëndëve narkotike. Më 25.12.2025, rreth orës 11:40, në oborrin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin G.B. […]
Gostivar/Tetovë – Gjatë datave 25 dhe 26 dhjetor 2025, zyrtarët policorë në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës kanë regjistruar disa raste që lidhen me sulme, kërcënime dhe posedim të lëndëve narkotike.
Më 25.12.2025, rreth orës 11:40, në oborrin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin G.B. (45) nga fshati Debresh, pasi i njëjti ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Po atë ditë, rreth orës 17:30, në DPB Gostivar, personi E.A. (31) nga fshati Çegran ka denoncuar se rreth orës 17:00, në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Gostivar, dhëndri i tij Sh.Sh. (36) nga Tetova, i cili ndodhet në procedurë divorci me motrën e tij, pas një debati paraprak e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Gjithashtu, më 25.12.2025 në ora 22:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin L.Xh. (42) nga fshati Reçan, pasi sipas denoncimit paraprak, rreth orës 18:00 në oborrin e shkollës fillore të fshatit ka sulmuar fizikisht një të mitur 15-vjeçar. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë procedura përkatëse.
Ndërkohë, më 26.12.2025 në ora 01:30, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin B.Z. (23) nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.Tetovasot