Arrestohen tetë zyrtarë të burgut të Durrësit, pas arratisjes së një të dënuari

Task Forca e Prokurorisë së Durrësit ka vënë në pranga tetë zyrtarë të burgut të këtij qyteti, të cilët dyshohet se janë të implikuar në arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, më 13 janar. Të arrestuarit janë: Aulon Çuko, Dezdemon Pazaj, Dorian Saraçi, Sali Ferollari, Preng Marvataj, Fation Baçi, Aranit Çela dhe Violeta

Jan 14, 2026 - 12:30
 0
Arrestohen tetë zyrtarë të burgut të Durrësit, pas arratisjes së një të dënuari
Arrestohen tetë zyrtarë të burgut të Durrësit, pas arratisjes së një të dënuari

Arrestohen tetë zyrtarë të burgut të Durrësit, pas arratisjes së një të dënuari

Task Forca e Prokurorisë së Durrësit ka vënë në pranga tetë zyrtarë të burgut të këtij qyteti, të cilët dyshohet se janë të implikuar në arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, më 13 janar.

Të arrestuarit janë: Aulon Çuko, Dezdemon Pazaj, Dorian Saraçi, Sali Ferollari, Preng Marvataj, Fation Baçi, Aranit Çela dhe Violeta Uka, shkruan Euronews.al.

Hetimet janë duke vazhduar nga autoritetet, të cilat po shqyrtojnë rolin e secilit të arrestuar në organizimin e arratisjes së Ndocit.

Zyrtarët e Prokurorisë dhe të Policisë po vijojnë procedurat ligjore për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se i paraburgosuri Altin Ndoci u arratis të martën nga spitali i Durrësit, pasi në ambientet e brendshme të tij shtyu dhe goditi dy policë që po e ruanin dhe doli jashtë, ku e priste një makinë me dy persona, me të cilën u largua.

Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai akuzohet nga SPAK për vrasje e grup kriminal. Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibejt, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.

Ai u arrestua në vitin 2020, i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës, por që më pas mori pafajësi nga gjykata.