Arrestohet 19-vjeçari nga Gradeci, shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën Tetovë – Gostivar

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar detaje nga aksidenti në autostradën Tetovë – Gostivar, ku mbeti e vdekur një grua dhe dy persona u lënduan rëndë, transmeton TV21. Bëhet e ditur se aksidenti është shkaktuar nga një 19-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar nga policia. “Është kryer ekspertizë nga DPB Gostivar dhe prokurori publik, […]

Mars 5, 2025 - 03:01
 0  4
Arrestohet 19-vjeçari nga Gradeci, shkaktoi aksidentin tragjik në autostradën Tetovë – Gostivar

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar detaje nga aksidenti në autostradën Tetovë – Gostivar, ku mbeti e vdekur një grua dhe dy persona u lënduan rëndë, transmeton TV21.

Bëhet e ditur se aksidenti është shkaktuar nga një 19-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

“Është kryer ekspertizë nga DPB Gostivar dhe prokurori publik, me urdhrin e të cilit shoferi A.A. është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penale”, qëndron në njoftim.

Ndërkaq për aksidentin njoftohet se:

 

 

“Sot (04.03.2025) në ora 15.50 në SPB Tetovë është denoncuar se në autostradën Tetovë – Gostivar ka ndodhur një fatkeqësi komunikacioni ndërmjet veturës “Pezho” me targa të Ohrit, me shofer G.V.(47) nga Ohri dhe veturës “Mercedes” me targa të Sllovenisë, me shofer A.A.(19) nga fshati Gradec e Gostivarit. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë D.M.(81) nga Ohri, bashkudhëtare në veturën “Pezho”, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Gostivar. Me lëndime të rënda kanë përfunduar V.V.(47) dhe S.V.(69) nga Ohri, bashkudhëtarë në veturën “Pezho”, të cilët me autoambulancë janë dërguar në Qendrën Urgjente në Gostivar për marrjen e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.