Ambasadori britanik: Guximi i Ramadan Nishorit, dritë në errësirë për ata që vuajnë në heshtje
Organizata që merren me të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë kanë lansuar më 14.04.2025 fushatën avokuese “Trauma nuk ka afat”. E pikërisht në këtë ditë, më 14.04.2025, për herë të parë, një burrë, Ramadan Nishori, ka rrëfyer publikisht dhunën seksuale të përjetuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve


Organizata që merren me të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë kanë lansuar më 14.04.2025 fushatën avokuese “Trauma nuk ka afat”.
E pikërisht në këtë ditë, më 14.04.2025, për herë të parë, një burrë, Ramadan Nishori, ka rrëfyer publikisht dhunën seksuale të përjetuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999.
“Dua të bëj një nderim të veçantë për Ramadan Nishorin, i cili dha dëshminë publike si i pari burrë që ka mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe gjithashtu të falënderoj familjen e tij për mbështetjen dhe pranimin e tyre”, tha ai.
Tutje, ambasadori britanik në Kosovë ka kërkuar që afati i komisionit për trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale të hiqet në tërësi.
“Ajo që do të dëshironim të shihnim është heqja e afatit në tërësi. Fushata e sotme dërgon një mesazh të fuqishëm për ata që kanë përjetuar dhunë seksuale por që ende nuk janë gati të flasin për të: Kur të jeni gati, Kosova duhet të jetë gati”, deklaroi Hargreaves.
Ai u shpreh se Kosova megjthatë meriton lëvdata për përpjekjet e saja në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Ndryshe, lansimi i fushatës u bë në muzeun “Reporting House” (Shtëpia e Gazetarëve) në Prishtinë – në shënim të 14 prillit – Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës.
Pjesë e panelit të diskutimit gjatë lansimit të kësaj fushate ishin edhe dy të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi Godman dhe Shyhrete Tahiri Sylejmani, si dhe përfaqësues të organizatave që merren me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Një vendim për zgjatje të afatit u mor po të njëjtën ditë, pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur më 14.04.2025 që afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës të dhunës seksuale gjatë luftës të zgjatet edhe për dy vite, deri më 15.05.2027.
Bazuar në deklaratat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të dhunimit seksual.
Nga shkurti i vitit 2018, kur ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimës, deri në qershor të 2024-ës kanë aplikuar 2 mijë e 83 persona për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.
Dani, I am deeply honoured to have walked alongside you on some of your important steps in your long and inspiring journey.
The courage you’ve shown in speaking up about your experience is deeply powerful and truly moving.
1/3 pic.twitter.com/JZl4Zvorvv— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) April 17, 2025