Arrestohet 25-vjeçari në Sojevë të Ferizajt që kishte urdhërarrest aktiv
Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar L.T. në fshatin Sojevë të Ferizajt, i cili kishte urdhërarrest aktiv. Policia tha se mbrëmë rreth orës 23:25, patrulla e Njësisë Rajonale te Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë realizimit të...


Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar L.T. në fshatin Sojevë të Ferizajt, i cili kishte urdhërarrest aktiv.
Policia tha se mbrëmë rreth orës 23:25, patrulla e Njësisë Rajonale te Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë realizimit të një pike kontrolli në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit Opel Meriva me targa vendore.
Gjatë verifikimit të pasagjerit, personi me inicialet L.T.(25 vjeç), kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërsa posedonte me vete një armë zjarri-pistoletë me pesë fishekë.
Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë reaguese.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, iniciohet rast për armëmbajtje pa leje, ndërsa i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit, burgim prej 20 ditësh, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
