Më 1 tetor 2026, rreth orës 20:30, në rrugën „JNA“ në Gostivar, zyrtarët policorë arrestuan E.U. (35) nga fshati Çegran.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai kërkohej me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup, për vuajtjen e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, E.U. është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtjen e masës së paraburgimit.

Flaka

The post Arrestohet 35-vjeçari nga Çegrani në Gostivar, kërkohej për vuajtjen e 30 ditëve paraburgim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.