Arrestohet një 51-vjeçar, u kap me armë dhe municioni
Nëpunës policorë nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Manastir, në bashkëpunim me Njësinë për tregti të paligjshme me armë, materiale të rrezikshme dhe radioaktive pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike, kanë privuar nga liria një person nga rajoni i Manastirit. “Sot (28.12.2025), nëpunës policorë e privuan nga liria A.A. (51) […]
Nëpunës policorë nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Manastir, në bashkëpunim me Njësinë për tregti të paligjshme me armë, materiale të rrezikshme dhe radioaktive pranë Departamentit të Policisë Kriminalistike, kanë privuar nga liria një person nga rajoni i Manastirit.
“Sot (28.12.2025), nëpunës policorë e privuan nga liria A.A. (51) nga fshati Kishavë, rajoni i Manastirit,” njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, i realizuar me urdhër gjykate, policia ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni.
“Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një pushkë automatike ‘M70AV2’ e prodhimit jugosllav, një karikator për pushkën si dhe 258 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm,” thuhet në komunikatë.
Po ashtu, autoritetet bëjnë të ditur se në objekt janë gjetur edhe armë të tjera zjarri dhe municion shtesë. “U gjetën katër pushkë gjuetie, një pistoletë, 78 fishekë gjuetie të kalibrit 12 mm, 50 fishekë të kalibrit 8×57 mm dhe 72 fishekë të kalibrit 9 mm,” sqaron MPB-ja.
Nga ministria theksojnë se pas përfundimit të procedurave hetimore, ndaj personit do të ndërmerren masa ligjore. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të paraqitet kallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Hetimet për rastin vazhdojnë.