Arrestohet tetovari i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 11:00 në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin I.Xh.(47) nga Tetova. Siç thonë nga SPB Tetovë, ai ishte në kërkim me urdhër-arrest bazuar në urdhrin egjykatës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 15 muajsh, për kryerjen e veprës penale “prodhimi […]

Nëntor 4, 2025 - 13:00
 0
Arrestohet tetovari i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 11:00 në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin I.Xh.(47) nga Tetova.

Siç thonë nga SPB Tetovë, ai ishte në kërkim me urdhër-arrest bazuar në urdhrin egjykatës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 15 muajsh, për kryerjen e veprës penale “prodhimi dhe lëshimi në qarkullim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal.

“Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.