ASH: Nxënësit shqiptar vazhdojnë të privohen nga e drejta për arsim në gjuhën e tyre amtare

Aleanca për shqiptarët në një postim në Facebook, thanë se: Sot duam të ngremë një çështje serioze që prej vitesh mbetet e pazgjidhur dhe që prek drejtpërdrejt të drejtën e fëmijëve shqiptarë në Idrizovë për arsimim në gjuhën amtare. Reagi...

gusht 19, 2026 - 13:00
ASH: Nxënësit shqiptar vazhdojnë të privohen nga e drejta për arsim në gjuhën e tyre amtare

Aleanca për shqiptarët në një postim në Facebook, thanë se: Sot duam të ngremë një çështje serioze që prej vitesh mbetet e pazgjidhur dhe që prek drejtpërdrejt të drejtën e fëmijëve shqiptarë në Idrizovë për arsimim në gjuhën amtare.

Reagimi i plotë:

Nxënësit shqiptar vazhdojnë të privohen nga e drejta për arsim në gjuhën e tyre amtare. Sot duam të ngremë një çështje serioze që prej vitesh mbetet e pazgjidhur dhe që prek drejtpërdrejt të drejtën e fëmijëve shqiptarë në Idrizovë për arsimim në gjuhën amtare.

Në shkollën fillore “Njegosh”, nxënësit shqiptarë mund ta ndjekin mësimin në gjuhën shqipe vetëm deri në klasën e pestë. Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, ata detyrohen të vazhdojnë shkollimin në komuna të tjera vetëm që të mund të mësojnë në gjuhën e tyre.

Është e papranueshme që në vitin 2026 fëmijët shqiptarë të përballen ende me pengesa të tilla.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaron se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Nëse ky është vërtet qëndrimi i saj dhe i Qeverisë, atëherë presim që të dëshmohet me vepra.

Çfarë i pengon institucionet që në shkollën “Njegosh” të hapin paralele në gjuhën shqipe edhe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën?

Përgjegjësi mban edhe VLEN-i, i cili hyri në Qeveri duke premtuar mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ndërsa pikërisht në Ministrinë e Arsimit ka zëvendësministër shqiptar, thanë nga ASH.

Për çfarë shërben ky pushtet, nëse nuk mund të sigurohet as e drejta që fëmijët shqiptarë ta përfundojnë arsimin fillor në gjuhën e tyre dhe në vendbanimin e tyre?

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria që menjëherë të ndërmarrin procedurat për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në Idrizovë.

Fëmijët e Idrizovës nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë një të drejtë që u takon


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.