ASH: “Safe City” do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese
Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se do ta ankimojë në Gjykata Kushtetuese Ligjin për Kundërvajtje, në të cilin përfshihet projekti “Safe City”, duke e cilësuar zbatimin e tij si juridikisht, The post ASH: “Safe City” do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se do ta ankimojë në Gjykata Kushtetuese Ligjin për Kundërvajtje, në të cilin përfshihet projekti “Safe City”, duke e cilësuar zbatimin e tij si juridikisht, socialisht dhe kushtetueshmërisht problematik.
“Zbatimi selektiv i projektit ‘Safe City’ vetëm në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë është i padrejtë dhe diskriminues. Një projekt që pretendon rritjen e sigurisë publike duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e shtetit, e jo në mënyrë selektive,” thuhet në reagimin e ASH-së.
Nga partia theksojnë se po shkelet edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht në komunikimin zyrtar me qytetarët.
“Njoftimet dhe sanksionet që burojnë nga projekti ‘Safe City’ nuk ofrohen në mënyrë të barabartë në gjuhën shqipe, çka përbën shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe është e papranueshme në një shtet multietnik,” vlerëson ASH.
Aleanca për Shqiptarët kërkon edhe rishikim të lartësisë së dënimeve dhe pragut të tolerancës.
“Siguria në komunikacion është e domosdoshme, por ajo nuk mund të arrihet përmes gjobave disproporcionale që rëndojnë padrejtësisht mbi qytetarët dhe cenojnë mirëqenien e tyre ekonomike,” thuhet në reagim.
ASH kritikon edhe shumicën parlamentare që e ka miratuar ligjin, duke theksuar se vendimi është marrë pa adresuar problemet kushtetuese dhe ligjore.
“Pa asnjë llogari për mirëqenien e qytetarëve dhe pa i adresuar këto mangësi serioze, deputetët e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it, ZNAM-it dhe Levicës kanë votuar që nga 1 shkurti të hyjnë në fuqi gjobat që burojnë nga sistemi ‘Safe City’,” thuhet në reagim.
Nga ASH bëjnë të ditur se procedura ligjore do të iniciohet zyrtarisht të hënën.
“Nisur nga këto shkelje serioze, Aleanca për Shqiptarët gjatë ditës së hënë do ta ankimojë Ligjin në Gjykatën Kushtetuese,” thuhet në deklaratë.
Si precedent juridik, ASH përmend rastin e Ligjit për fëmijën e tretë, i cili ishte shpallur antikushtetues.
“Një rast i ngjashëm është ai i Ligjit për fëmijën e tretë, të cilin Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues. Atëkohë, qeveria e Nikolla Gruevskit synonte ta zbatonte këtë masë vetëm në disa qytete të caktuara, kryesisht me popullsi maqedonase. Gjykata vlerësoi se kjo qasje selektive cenon parimin e barazisë dhe bie ndesh me Kushtetutën,” thekson ASH.
Në përfundim, partia shpreh bindjen se edhe në rastin e “Safe City” do të ketë të njëjtin epilog juridik.
“Besojmë se Gjykata Kushtetuese do të udhëhiqet nga dispozitat kushtetuese dhe do të abrogojë ndryshimet ligjore që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtetutën e vendit.”Gazeta Flaka
The post ASH: “Safe City” do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .