E bujshme: Ronald Araujo transferohet te gjiganti italian për 30 milionë euro

Ronald Araujo transferohet në Serie A. Qendërmbrojtësi urguaian, Ronald Araujo do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të sezonit, raportojnë mediat spanjolle. Araujo e ka humbur vendin e titullarit te Barcelona dhe drejtuesit i kanë vendosur një çmim prej 30 milionë eurove. Sipas mediave spanjolle, Inter synon transferimin e Araujos në merkaton e verës dhe […]

Mars 11, 2026 - 16:00
 0
E bujshme: Ronald Araujo transferohet te gjiganti italian për 30 milionë euro

Ronald Araujo transferohet në Serie A.

Qendërmbrojtësi urguaian, Ronald Araujo do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të sezonit, raportojnë mediat spanjolle.

Araujo e ka humbur vendin e titullarit te Barcelona dhe drejtuesit i kanë vendosur një çmim prej 30 milionë eurove.

Sipas mediave spanjolle, Inter synon transferimin e Araujos në merkaton e verës dhe zikaltërit janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Barcelona.

Zikaltërit janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrojtjes dhe Chivu e sheh Araujon si përforcimin ideal.