ASH: Studentët në pritje, institucionet në heshtje

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të refuzuar kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet The post ASH: Studentët në pritje, institucionet në heshtje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 7, 2026 - 13:00
 0
ASH: Studentët në pritje, institucionet në heshtje

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të refuzuar kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, duke e cilësuar arsyetimin e institucionit si banal, të papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, transmeton Gazeta Flaka

“Ministria e Drejtësisë refuzimin e kërkesës së studentëve e ka arsyetuar me një arsye banale dhe juridikisht të paqëndrueshme, duke pretenduar se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pasi shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase,” thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas partisë, një arsyetim i tillë bie ndesh drejtpërdrejt me parimet kushtetuese dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke cenuar të drejtën e barazisë gjuhësore.

Aleanca për Shqiptarët shpreh mbështetje të plotë për nismën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, i cili reagoi publikisht me mesazhin:

“FOLI SHQIP o taj!”

ASH vlerëson se ky mesazh artikulon qartë një të drejtë themelore që, sipas tyre, po mohohet padrejtësisht.

Po ashtu, partia përkrah iniciativën e Avokatit të Popullit, i cili ka hapur procedurë për rastin dhe ka paralajmëruar se çështjen do ta shqyrtojë edhe me vetëiniciativë, transmeton Gazeta Flaka.

“Avokati i Popullit ka nisur analizën e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe veprimeve konkrete të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me refuzimin e kërkesës së studentëve,” thekson ASH.

Kritika të ashpra janë adresuar edhe ndaj Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, i cili refuzimin e Ministrisë u përpoq ta relativizojë duke e cilësuar Ligjin për Provimin e Jurisprudencës si “me defekte”.

“VLEN është në Qeveri për të zgjidhur probleme, jo për t’u ankuar për ligje që i zbaton vetë prej vitesh,” thuhet në reagim.

ASH ngre gjithashtu pikëpyetje serioze për rolin e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

“Pse Kryetari i Kuvendit peticionin e studentëve shqiptarë e delegoi te Ministria e Drejtësisë dhe nuk e procesoi në Kuvend? Pse i iku përgjegjësisë parlamentare dhe zërin e studentëve shqiptarë ia dorëzoi një ministrie me qëndrime të njohura dhe të betonuara antishqiptare?” pyet ASH.

Sipas Aleancës për Shqiptarët, Ministri i Drejtësisë me këtë veprim po e vendos veten mbi Kushtetutën, ligjin dhe institucionet e tjera të shtetit.

“Ky veprim cenon rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe barazinë e qytetarëve,” thekson partia.

Në fund, ASH garanton se do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të studentëve shqiptarë dhe të përdorimit të barabartë të gjuhës shqipe.

“E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe është e drejtë kushtetuese dhe jo privilegj që varet nga vullneti politik i një ministri,” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët. Gazeta Flaka

The post ASH: Studentët në pritje, institucionet në heshtje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .