Ata që sot thonë: Edhe BDI, edhe Qeveri – Olmaz, deri dje ishin në Qeveri bashkë me BDI!
Editorial Flaka Ata që sot thonë: Edhe BDI, edhe Qeveri – Olmaz, deri dje ishin në Qeveri me BDI. Edhe Lëvizja Besa, edhe Alternativa por edhe Izet Mexhiti, deri dje, The post Ata që sot thonë: Edhe BDI, edhe Qeveri – Olmaz, deri dje ishin në Qeveri bashkë me BDI! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Editorial Flaka
Ata që sot thonë: Edhe BDI, edhe Qeveri – Olmaz, deri dje ishin në Qeveri me BDI. Edhe Lëvizja Besa, edhe Alternativa por edhe Izet Mexhiti, deri dje, kanë qeverisur bashkë me BDI-në në qeveri. Sot, të njëjtët liderë i drejtohen liderit të ASH-së Arben Taravari që edhe në qeveri edhe bashkëpunim me BDI, është e pamundur.
“Megjithatë, ia VLEN! Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie. VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit. Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane. Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë dinjitoze qytetarëve. Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!”, thuhet në postimin e Ibrahimit pas takimit me Mickovskin dhe liderët e tjerë të VLEN-it, Kasami e Mexhiti, postim ky që u shpërnda edhe në profilet e krerëve të tjerë të VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe deputetit Bekim Qoku.
Takimi i sontëm erdhi pas takimit të djeshëm të kryeminsitrit Mickoski me Taravarin.
The post Ata që sot thonë: Edhe BDI, edhe Qeveri – Olmaz, deri dje ishin në Qeveri bashkë me BDI! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .