Takimi në qeveri, çka thonë nga VLEN-i dhe kryeministria ? Komenton edhe Arben Taravari!
Pas takimit midis kryeministrit Mickoski me VLEN, një reagim ka ardhë nga Qeveria, shkruan Alsat. Në reagim thuhet se ky takim ishte konstruktiv në një frymë miqësore dhe partneriteri, derisa The post Takimi në qeveri, çka thonë nga VLEN-i dhe kryeministria ? Komenton edhe Arben Taravari! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pas takimit midis kryeministrit Mickoski me VLEN, një reagim ka ardhë nga Qeveria, shkruan Alsat. Në reagim thuhet se ky takim ishte konstruktiv në një frymë miqësore dhe partneriteri, derisa bëhet me dije se bisëdimet në lidhe me largimin e Taravarit nga Qeveria vazhdojnë.
“Takim konstruktiv në një frymë miqësore dhe partneriteti. U diskutua të gjitha çështjet e reformës, vullneti i qytetarëve për reforma, lufta kundër krimit dhe ndryshimet në sistem të lëna nga BDI dhe LSDM.
Qytetarët nuk do të zhgënjehen. Bisedat vazhdojnë”, thuhet në reagim.
Por disa media raportuan se në takim është marrë vesh që Taravari mos të jetë më pjesë e Qeverisë. Kjo edhe mund të kuptohet shumë qartë nga postimi i njërit të krerëve të VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi.
“Megjithatë, ia VLEN! Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie. VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit. Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane. Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë dinjitoze qytetarëve. Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!”, thuhet në postimin e Ibrahimit i vili është shpërndarë edhe në profilet e krerëve të tjerë të VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku
Pas takimit mes Hristijan Mickoskit (VMRO-DPMNE) dhe përfaqësuesve të VLEN-it, lideri i ASh-së, Arben Taravari, reagoi përmes një postimi ironik në Facebook: “Reagim? S’ia vlen!”
Kjo deklaratë thellon përçarjet mes Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit VLEN, pas vendimit të ASh-së për të garuar me kandidatë të pavarur në zgjedhjet lokale. Flaka Media
The post Takimi në qeveri, çka thonë nga VLEN-i dhe kryeministria ? Komenton edhe Arben Taravari! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .