“Autizmi ka zë, a po e dëgjojmë?” – panel diskutues për ndërgjegjësimin dhe përfshirjen

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Sekretariati i Shëndetësisë dhe Sekretariati për Arsim dhe Shkencë pranë BDI – Dega Çair organizuan panelin diskutues me The post “Autizmi ka zë, a po e dëgjojmë?” – panel diskutues për ndërgjegjësimin dhe përfshirjen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2026 - 00:00
“Autizmi ka zë, a po e dëgjojmë?” – panel diskutues për ndërgjegjësimin dhe përfshirjen

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Sekretariati i Shëndetësisë dhe Sekretariati për Arsim dhe Shkencë pranë BDI – Dega Çair organizuan panelin diskutues me temë “Autizmi ka zë, a po e dëgjojmë?”, i cili u realizua me sukses dhe me pjesëmarrje të gjerë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve, profesionistë të fushës dhe prindër, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për diskutim të hapur, shkëmbim përvojash dhe ngritje të vetëdijes për sfidat dhe nevojat e personave në spektrin e autizmit.

Nga organizatorët u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional dhe shoqëror për të garantuar përfshirje dhe mbështetje më të madhe.

“Ky panel synon të japë zë real për personat me autizëm dhe familjet e tyre, si dhe të nxisë një reflektim të thellë shoqëror mbi përgjegjësinë tonë të përbashkët për një shoqëri më gjithëpërfshirëse”, u shprehën organizatorët.

Paneli shërbeu si një platformë e rëndësishme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e angazhimit të përbashkët, duke dërguar mesazhin se përfshirja nuk duhet të jetë vetëm një ideal, por një realitet i përditshëm.

Në vijim, organizatorët paralajmëruan aktivitete të tjera që synojnë avancimin e mbështetjes për personat në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre.

The post “Autizmi ka zë, a po e dëgjojmë?” – panel diskutues për ndërgjegjësimin dhe përfshirjen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .