Autoritetet zvicerane thonë se zjarri në bar u shkaktua nga qirinjtë festivë
Beatrice Pilloud, prokurore e përgjithshme e kantonit Valais, për rastin tragjik të zjarrit në një bar të Zvicrës, tha se gjithçka i çon të besojnë se zjarri nisi nga qirinj festivë që ishin vendosur mbi shishe shampanje, të cilat ishin lëvizur shumë pranë tavanit. Si pasojë, flakët u përhapën shumë shpejt. Ajo shton se janë


Beatrice Pilloud, prokurore e përgjithshme e kantonit Valais, për rastin tragjik të zjarrit në një bar të Zvicrës, tha se gjithçka i çon të besojnë se zjarri nisi nga qirinj festivë që ishin vendosur mbi shishe shampanje, të cilat ishin lëvizur shumë pranë tavanit.
Si pasojë, flakët u përhapën shumë shpejt. Ajo shton se janë siguruar dhe analizuar video, si dhe janë intervistuar disa persona, shkruan BBC.
Zjarri përfshiu barin në orët e para të Ditës së Vitit të Ri, duke shkaktuar vdekjen e rreth 40 personave dhe plagosjen e 115 të tjerëve.
