Avokati Jashari për ministrat me aktakuza: Ligji i ndalon vetëm ata që kanë vendim të prerë të Gjykatës
Avokati Arbër Jashari për FrontOnline, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Albin Kurti lidhur me premtimin për të pasur ministra pa aktakuza në qeverinë e tij. Jashari thekson se legjislacioni aktual lejon individët me aktakuza të kandidojnë për pozita të tilla si deputetë, përderisa ata nuk janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për krime të rënda
Avokati Arbër Jashari për FrontOnline, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Albin Kurti lidhur me premtimin për të pasur ministra pa aktakuza në qeverinë e tij.
Jashari thekson se legjislacioni aktual lejon individët me aktakuza të kandidojnë për pozita të tilla si deputetë, përderisa ata nuk janë dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për krime të rënda në tri vitet e fundit.
‘’ Legjislacioni në fuqi, ka lënë mundësi që për pozitën e deputetit të kandidojnë edhe personat të cilët mund të kenë aktakuza, pasi që sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndalohen të kandidojnë vetëm ata që janë denuar me aktgjykim të plotfuqishem, në tri vitet e fundit, me burgim efektiv, prej një e më shumë vitesh’’ thotë ai.
Avokati Jashari, ka theksuar se disa ministra të Qeverisë Kurti, të cilët kanë aktakuza, jo vetëm që vazhdojnë të mbajnë pozitat e tyre, por gjithashtu janë kandidatë për deputetë.
‘’ Megjithatë, fakti që disa ministra me aktakuza jo vetëm që vazhdojnë të jenë në detyrë, por edhe janë kandidatë për deputetë’’ shprehet ai.
Kjo situatë, sipas Jasharit, krijon një mospërputhje mes fjalëve dhe veprimeve të Kryeministrit, duke e vënë në dyshim koherencën e premtimeve të tij për një qeveri pa ministra me aktakuza.
‘’Kjo krijon një mospërputhje mes fjalëve dhe veprimeve të Kryeministri Kurti’’ thotë ai.
Ai ka shtuar se tërheqja nga ky parim mund të interpretohet si një kompromis me standardet që vetë Kurti ka shpallur.
‘’Ndërsa tërheqja nga ky parim mund të shihet si një kompromis me standardet që vetë ka shpallur’’ , deklaroi ai.