Azam Dauti: Kur mohohet shqipja, shteti mbetet pa legjitimitet!…

Nga Azam Dauti Ministria e (pa)drejtësisë paska “zbuluar” mungesë simbolesh shtetërore te studentët shqiptarë! Një zbulim i qëllimshëm! Alooo! E para, liria e shprehjes, ku përfshihen edhe protestat, e garantuar me ligj, lejon gjithçka që nuk është e ndaluar. Kjo do të thotë se protestuesit, nëse duan, mund ta mbushin sheshin edhe me flamuj të […]

Prill 7, 2026 - 16:00
Azam Dauti: Kur mohohet shqipja, shteti mbetet pa legjitimitet!…

Nga Azam Dauti

Ministria e (pa)drejtësisë paska “zbuluar” mungesë simbolesh shtetërore te studentët shqiptarë!
Një zbulim i qëllimshëm! Alooo!
E para, liria e shprehjes, ku përfshihen edhe protestat, e garantuar me ligj, lejon gjithçka që nuk është e ndaluar. Kjo do të thotë se protestuesit, nëse duan, mund ta mbushin sheshin edhe me flamuj të Bullgarisë, pa asnjë flamur të Maqedonisë dhe kjo mbetet brenda kornizës së lirisë së tyre.
E dyta, shqipja dhe flamuri kombëtar shqiptar nuk janë për “përdorim fakulltativ”, janë kategori kushtetuese. Janë themel. Janë substancë shtetformuese.
T’i quash “mungesë” nuk është gafë.
Është përpjekje për të relativizuar një të drejtë që nuk negociohet.
Sepse problemi real nuk janë simbolet.
Problemi është shqipja, që VMRO-ja e Mickoskit e toleron në letër, por e kufizon në praktikë.
Prandaj shpiket “problemi i simboleve”.
Për të fshehur problemin e vërtetë: refuzimin për ta trajtuar shqipen si të barabartë në sistem.
Studentët nuk janë spektatorë.
Janë subjekt politik dhe juridik, që mbrojnë thelbin e kontratës kushtetuese: barazinë.
Në fund, pa doreza:
Një shtet që e relativizon shqipen, relativizon vetveten. Dhe një shtet që relativizon vetveten, e ka humbur tashmë legjitimitetin.