Bali Muharremaj: Fitorja po ndërtohet bashkë me qytetarët e Suharekës
Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar Krushicën e Poshtme, ku është pritur me ngrohtësi dhe besim nga banorët lokalë. Ai tha se në takim u diskutua për sfidat dhe mundësitë që i presin qytetarët, duke u zotuar për përkushtim të plotë në shërbim të tyre. “Në Krushicë të Poshtme u mirëpritëm me


Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar Krushicën e Poshtme, ku është pritur me ngrohtësi dhe besim nga banorët lokalë.
Ai tha se në takim u diskutua për sfidat dhe mundësitë që i presin qytetarët, duke u zotuar për përkushtim të plotë në shërbim të tyre.
“Në Krushicë të Poshtme u mirëpritëm me zemërgjerësinë dhe besimin e qytetarëve tanë. Çdo takim është dëshmi se fitorja po ndërtohet bashkë me qytetarët,” tha Muharremaj.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 12 Tetor të votojnë për ekipin e tij:
Voto 174
Voto 21 Donjetë Kabashi
