Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se shumë shpejt do të nisin protestat kundër qeverisë. “Do vendosim shumë shpejt se kur do jemi para kryeministrisë. Koha ka kaluar. Ne do jemi sa më shpejt aty”, tha Berisha për gazetarët pasi doli nga salla e Kuvendit. Seanca e të enjtes u shoqërua me debate të […]

Nëntor 6, 2025 - 12:30
 0
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se shumë shpejt do të nisin protestat kundër qeverisë.

“Do vendosim shumë shpejt se kur do jemi para kryeministrisë. Koha ka kaluar. Ne do jemi sa më shpejt aty”, tha Berisha për gazetarët pasi doli nga salla e Kuvendit.

Seanca e të enjtes u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, kryesisht për projektligjin e barazisë gjinore, i cili parashikohet të votohet në të. Opozita pretendon se termat e përdorur në ligj zhbëjnë konceptin binar të gjinisë, burrë dhe grua. Kjo kundërshtohet nga socialistët, sipas të cilëve ky ligj synon vetëm forcimin e barazisë gjinore mes burrit dhe gruas.

Para sallës së Kuvendit, për të kundërshtuar votimin e projektligjit ishin mbledhur edhe disa qindra qytetarë, mes të cilëve edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.