Tre persona janë arrestuar në Gjevgjeli pas një aksioni policor gjatë të cilit janë gjetur lëndë të dyshuara narkotike.

Policia, me urdhër gjykate, bastisi shtëpinë e një 26-vjeçari, ku gjeti disa paketime me marihuanë, materie të bardhë, 30 tableta dhe sende të tjera me mbetje të substancave të dyshuara narkotike. 4NEWS.mk

Gjatë aksionit, pranë shtëpisë u ndaluan edhe dy persona të moshës 19 dhe 25 vjeç. Tek 19-vjeçari policia gjeti një paketim me marihuanë, pas së cilës të dy u arrestuan.

Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit pritet të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.