BDI dhe VLEN me akuza të ndërsjella për zgjedhjet lokale!
Deklaratat e fundit mbi të ashtuquajturën “mbështetje të ndërsjellë” me VMRO-DPMNE-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty The post BDI dhe VLEN me akuza të ndërsjella për zgjedhjet lokale! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Deklaratat e fundit mbi të ashtuquajturën “mbështetje të ndërsjellë” me VMRO-DPMNE-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty ku nuk ka as mbështetje, as legjitimitet, reaguan sot nga BDI.
“Realiteti është i qartë: ata nuk mund të fitojnë asnjë garë pa ndihmën e të tjerëve, sepse shqiptarët tashmë i kanë refuzuar. Në zgjedhjet e fundit, shqiptarët dhanë një mesazh të qartë: ata nuk i shohin si përfaqësues të tyre”, thonë nga partia e Ahmetit.
“Koalicioni i tyre u refuzua nga votuesit dhe sot, me një parti që nuk kalon as 1% mbështetje, nuk po përpiqen të rikthejnë besimin e shqiptarëve, por po kërkojnë shpëtim diku tjetër. Prandaj, kanë zgjedhur t’i dorëzohen një partie maqedonase, duke shpresuar se votat e saj do t’i mbajnë politikisht në lojë. Por shqiptarët e dinë mirë: një parti që nuk ka mbështetje mes shqiptarëve nuk mund të fitojë për shqiptarët, e aq më pak të udhëheqë komunat shqiptare. Përtej fjalëve dhe justifikimeve, e vërteta është e thjeshtë: kush nuk ka mbështetjen e popullit të vet, nuk mund të marrë përsipër të përfaqësojë askënd”, reaguan nga partia në Reçicë.
Sipas tyre, Deklarata “Ne do të fitojmë sepse VMRO-DPMNE do të na ndihmojë” nuk është strategji, por dorëzim.
“Dhe shqiptarët nuk ndjekin ata që dorëzohen. Ndërsa përpiqen të mbajnë veten politikisht në këmbë përmes manipulimeve të tipit “Ne do ta marrim ministrin e Brendshëm”, siç bënë para zgjedhjeve, e më pas u instalua një zëvendësministër kukull dhe i heshtur, ne kemi diçka që ata nuk mund ta marrin dot: mbështetjen e shqiptarëve, votën e tyre dhe besimin e tyre. Ky është dallimi i madh: ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa ata po përpiqen ta marrin nga të tjerët. Historia ka treguar se shqiptarët dinë të dallojnë mes atyre që u qëndrojnë besnikë dhe atyre që kërkojnë rrugë të shkurtuara për pushtet. Fitorja nuk blihet, as nuk huazohet. Fitorja fitohet. Dhe ne do ta fitojmë sërish”, përfundon kumtesa.
Përgjigje erdhi nga VLEN: Çdo kush që e ka nënvlerësuar inteligjencën e shqiptarëve është penduar, herët apo vonë. Meqë kjo udhëheqësi arrogante, e korruptuar dhe e kapur e BDI-së vazhdon ta injorojë vullnetin e shumicës së shqiptarëve, shumë shpejt do të marrë ndëshkim të ashpër. Epshi i tyre për të qenë në pushtet me çdo kusht do të rezultojë në një referendum kundër tyre në zgjedhjet lokale.
“Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk e falin hipokrizinë e tyre! BDI i lutej mandatarit të atëhershëm, Mickoski, që t’i merrte ata në vend të VLEN-it në Qeveri. Oferta e BDI-së, e dërguar përmes ndërmjetësuesve te Mickoski, ishte katër ministri pa kryetar Kuvendi, plus marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale në Kërçovë dhe Strugë, ku të paktën një kandidat i përbashkët për kryetar komune i VMRO-së dhe BDI-së do të ishte maqedonas. Kaq për parimet dhe moralin e kësaj udhëheqësie të kapur të BDI-së, reaguan nga VLEN.
Sa i përket sulmit të BDI-së se Izet Mexhiti ka vetëm 1% mbështetje mes shqiptarëve, atëherë le të përgjigjen: si është e mundur që Blerim Bexheti, si bartës liste i Frontit Evropian në NJZ1, megjithë mbështetjen e të gjitha komuniteteve tjera (turq, boshnjakë, romë), humbi nga Izet Mexhiti, bartës i listës së VLEN-it, në zgjedhjet parlamentare? Le të përgjigjet Bujar Osmani se si, bashkë me Artan Grubin dhe tërë klikën e tyre të korruptuar, humbën në Çair me rezultat 13,570 kundër 11,032 nga njeriu që, sipas tyre, ka vetëm 1% mbështetje? Jeni qesharakë dhe të lexuar. Gënjeshtrat tuaja nuk pinë më ujë! Është koha të përgjigjeni: A është e vërtetë se, me Mijallkovin, po përgatitni skenar për incidente parazgjedhore dhe zgjedhore, me qëllim që të mos e pranoni humbjen në zgjedhjet lokale dhe të shkaktoni krizë politike? pyetën nga VLEN. Flaka Media
The post BDI dhe VLEN me akuza të ndërsjella për zgjedhjet lokale! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .