VLEN: Rritje historike në buxhetin e shëndetësisë, BDI: Kush e solli në këtë derexhe?

Shëndetësia si hallka më e rëndësishme e funksionimit të një shteti në vendin tonë kishte kohë që kishte çaluar. Sepse, nuk investohej aspak, pra, ishte krijuar një sistem i keq The post VLEN: Rritje historike në buxhetin e shëndetësisë, BDI: Kush e solli në këtë derexhe? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 2, 2025 - 22:00
 0  2
VLEN: Rritje historike në buxhetin e shëndetësisë, BDI: Kush e solli në këtë derexhe?

Shëndetësia si hallka më e rëndësishme e funksionimit të një shteti në vendin tonë kishte kohë që kishte çaluar. Sepse, nuk investohej aspak, pra, ishte krijuar një sistem i keq i funksionimit, ku shëndetësia lihej në mjerim e politikanët mjekoheshin jashtë vendit. Kjo praktikë do të marrë fund me qeverisjen e re, Qeverinë VLEN, sepse ne po përkushtohemi të përmirësojmë sistemin e tërë shëndetësor. E kjo gjë nuk bëhet pa buxhet. Prandaj, me vendosmëri të plotë këtë vit kemi ndarë shumëfish buxhet më shumë sesa viteve të kaluara, deklaruan nga VLEN.

Nga atje pohojnë që Institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet më të madh për 100 milionë euro. Me çka buxheti i këtij viti në institucionet publike shëndetësore do të jetë rreth 540 milionë euro. Për ta qartësuar më shumë, nëse vitin e kaluar buxheti ishte diku rreth 27 miliardë denarë, tani është diku rreth 33,2 miliardë denarë ose rreth 540 milionë euro.

“Nga kjo gjë lirshëm secili qytetarë do ta kuptojë angazhimin tonë me vepra dhe jo me fjalë boshe. Nuk mund të tregohet brengosje e përpjekje për përmirësim të gjendjes nëse vazhdohet me avazin e njëjtë. Ata që pushtetin e kishin bërë shpellë e strehë vepronin me praktikat e njëjta. Si pasojë e kësaj gjetëm një sistem shëndetësor të kolapsuar. Prandaj, ne po ndryshojmë qasjen në veprim. Ne po veprojmë me përgjegjësi të plotë dhe me hapa konkret drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor. Fjalët boshe po ia lëmë opozitës pa vizion e me bagazh korruptiv, punët për qytetarët i kemi marrë ne përsipër. Sepse, vota e tyre për ne është amanet që ne nuk do ta keqpërdorim por do ta përdorim për të mirën e përgjithshme. VLEN dëshmon me vepra konkrete angazhimin në shëndetësi e çdo fushë tjetër”, thonë nga VLEN.

Përgjigje epike nga BDI. Nga atje thonë që Shqiptarët nuk kanë kujtesë të shkurtër dhe nuk lejojnë të mashtrohen nga një qeveri që përpiqet të fshehë dështimet e veta me deklarata boshe dhe manipulime të ulëta.  

“Partite e të a.q Vlen pretendojnë se gjetën një sistem shëndetësor të rrënuar, por e vërteta është e qartë: për ato vite, ministria e Shëndetësisë ka qenë në duart e partive të këtij koalicioni. Arben Taravari (2017) – A la ndonjë reformë pas? Apo përdori postin vetëm për interesa politike personale?  Bekim Sali (2022-2023) – A nuk ishte ky ministër i VLEN që premtoi ndryshime dhe la pas një shëndetësi edhe më të degraduar? Fatmir Mexhiti (2023-2024) – Ishte ministër deri para disa muajsh! Si mund të flasë për një sistem të shkatërruar kur ai vetë e drejtoi?  Ky nuk është vetëm mashtrim, por një fyerje e rëndë ndaj qytetarëve”, reaguan nga BDI.

 Nga atje pyesin se kush e solli shëndetësinë në këtë gjendje? 

A nuk ishin vetë ata që sot shtiren si shpëtimtarë?  Shqiptarët nuk harrojnë! Nuk mund të fshijnë me një deklaratë propagandistike dështimet dhe paaftësinë e tyre.  Këta politikanë kanë thyer çdo normë respekti ndaj fjalës së thënë publike dhe nuk mund të fshehin paaftësinë e vetë duke akuzuar të tjerët. Dështimet nuk mund të maskohen me premtime të zbrazëta! Shëndetësia nuk përmirësohet me fjalë boshe, por me përgjegjësi, profesionalizëm dhe vizion të qartë – të cilat kjo qeveri nuk i ka”, përfundon kumtesa nga BDI. Flaka Media

The post VLEN: Rritje historike në buxhetin e shëndetësisë, BDI: Kush e solli në këtë derexhe? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .