Bekë Berisha i AAK-së në tavolinë me kandidatin e VV-së në Pejë Taulant Kelmendin

Pas ujdisë së kandidates së AAK-së në Fushë Kosovë Vildane Latifi, me kandidatin e VV-së në këtë komunë, Valon Prebreza e koalicionit të Xhafer Tahirit të LDK-së me LVV-në në Vushtrri, në horizont po duken edhe takime për marrëveshje të tjera të mundshme. Gazeta Infokus ka siguruar pamje ekskluzive të kandidatit të AAK-së për komunën

tetor 22, 2025 - 16:00
 0
Bekë Berisha i AAK-së në tavolinë me kandidatin e VV-së në Pejë Taulant Kelmendin
Bekë Berisha i AAK-së në tavolinë me kandidatin e VV-së në Pejë Taulant Kelmendin

Bekë Berisha i AAK-së në tavolinë me kandidatin e VV-së në Pejë Taulant Kelmendin

Pas ujdisë së kandidates së AAK-së në Fushë Kosovë Vildane Latifi, me kandidatin e VV-së në këtë komunë, Valon Prebreza e koalicionit të Xhafer Tahirit të LDK-së me LVV-në në Vushtrri, në horizont po duken edhe takime për marrëveshje të tjera të mundshme.

Gazeta Infokus ka siguruar pamje ekskluzive të kandidatit të AAK-së për komunën e Prishtinës me prejardhje nga Istogu, Bekë Berisha në një takim me kandidatin e LVV-së në komunën e Pejës Taulant Kelmendi i cili në balotazh pritet të përballet me Gazmend Muhaxherin e LDK-së. Ata janë parë në njërën prej kafeneve në afërsi të qeverisë. Në tavolinë së bashku me ta ishte edhe sekretari i LVV-së në nivel qendror, Alim Rama.

Taulant Kelmendi kandidati i LVV-së që shihet në këto fotografi në zgjedhjet e 12 tetorit ka dalë i dyti me 27.81% pas Gazmend Muhaxherit të LDK-së, kryetarit aktual të kësaj komune i cili mori besimin e mbi 46% të qytetarëve dhe pritet të përballen sërish në balotazh me 9 nëntor.

Ndërsa kandidati i AAK-së në këtë komunë Ali Berisha, ka marrë 18.22% të votave në Pejë.