Berisha për Ramën: Derdhi lot krokodili ditën, në darkë i zuri vendin Veliajt
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas njoftimit të Kryeministrit Edi Rama se do të angazhohet edhe vetë ai në fushatën elektorale në Tiranë. Sipas Berishës, Rama e gjeti zgjidhjen duke i zënë vendin Erion Veliajt. “Mirëmbrëma miq! Edi Rama pasi derdhi lotë krokodili për Erion Veliaj gjithë paraditen […]
![Berisha për Ramën: Derdhi lot krokodili ditën, në darkë i zuri vendin Veliajt](https://opinion.al/wp-content/uploads/2025/01/berisha-ok.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas njoftimit të Kryeministrit Edi Rama se do të angazhohet edhe vetë ai në fushatën elektorale në Tiranë.
Sipas Berishës, Rama e gjeti zgjidhjen duke i zënë vendin Erion Veliajt.
“Mirëmbrëma miq! Edi Rama pasi derdhi lotë krokodili për Erion Veliaj gjithë paraditen dhe gjatë ditës, në darkë gjeti zgjidhjen, i zuri vendin”, thotë Berisha në rrjetet sociale.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar që prej ditës së hënë pasi akuzohet se ka ngritur një skemë korrupsioni së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën.
Gjatë ditës së martë, Kryeministri Rama bëri dy vizita në Bashkinë e Tiranës.
Në mungesë të Erion Veliajt, ky i fundit i delegoi kompetencat nënkryetares Anuela Ristani për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë.