Zgjedhjet e 11 Majit, Edi Rama: Unë do të jem këtu në Tiranë! Do e bëjmë gjithçka mavi!
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Tiranës, u shpreh se do të kandidojë në kryeqytet në zgjedhjet e 11 Majit. Kryeministri u shpreh optimist dhe tha se Tirana do t’i jap Shqipërisë numrin më të madh të deputetëve që i ka […]
![Zgjedhjet e 11 Majit, Edi Rama: Unë do të jem këtu në Tiranë! Do e bëjmë gjithçka mavi!](https://opinion.al/wp-content/uploads/2025/02/5457875454-800x450-1.jpg)
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Tiranës, u shpreh se do të kandidojë në kryeqytet në zgjedhjet e 11 Majit.
Kryeministri u shpreh optimist dhe tha se Tirana do t’i jap Shqipërisë numrin më të madh të deputetëve që i ka dhënë ndonjëherë.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Nga gjithë ajo që ndodhi dje, dhe për mua është e qartë që duhet të jem në Tiranë bashkë me skuadrën e Tiranës. Nuk diskutohet që në 11 maj, Tirana do t’i japi numrin më të madh të deputetëve që i ka dhënë ndonjëherë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve.