Berisha: Porti i Durrësit po gllabërohet nga korrupsioni

Kryedemokrati Sali Berisha theksoi gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e “Brain Gain” dhe FRPD-së se Rruga e Kombit i dha një tjetër rëndësi Portit të Durrësit, i cili tanimë sipas tij po gllabërohet nga korrupsioni. Berisha u shpreh po ashtu se në marrëveshjen e Uashingtonit midis Prishtinës dhe Beogradit, e firmosur në prani të […]

Prill 24, 2026 - 23:00
Berisha: Porti i Durrësit po gllabërohet nga korrupsioni

Kryedemokrati Sali Berisha theksoi gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e “Brain Gain” dhe FRPD-së se Rruga e Kombit i dha një tjetër rëndësi Portit të Durrësit, i cili tanimë sipas tij po gllabërohet nga korrupsioni.

Berisha u shpreh po ashtu se në marrëveshjen e Uashingtonit midis Prishtinës dhe Beogradit, e firmosur në prani të presidentit Donald Trump, parashikohej hekurudha Durrës, ose hekurudha Durrës-Prishtinë dhe parashikohej një port i thellë rajonal.

“Por as Shufflay dhe asnjë historian nuk kishte parashikuar se porti i Durrësit një ditë mund të zhdukej. Dhe se portin e Durrësit po e gllabëron korrupsioni. Po e gllabëron korrupsioni.  Thashë më sipër, Shqipëria me pozicionin më strategjik në rajon. Por duhet të jemi realistë. Rruga e Kombit i dha, ia përforcoi Shqipërisë këtë dimension në mënyrë të pandryshueshme.  Rruga e Kombit bëri që brigjet tona, portet tona të jenë më të afërtat, porte për rajonin dhe Evropën qëndrore nga rajoni. Rruga e Kombit në trajektoren më të shkurtër është autostrada më fizibël që mund të ndërtohej, është korridori më fizibël dhe një të dytë nuk mund të ketë kaq fizibël për shkak të të distancës që që që shkurton.

Rruga e Kombit ishte e parashikuar dhe duhet të jemi realistë, se pa rrugës së Kombit, një trajektore ka qenë e parashikuar në fillim të shekullit që kaloi, si hekurudhë. Si hekurudhë. Austro-hungarezët parashikuan daljen në Durrës me hekurudhë, në Shkodër dhe në Durrës me hekurudhë.  Do të thosha se në vlerësimin e pozicionit strategjik të ujërave tona, në marrëveshjen e Washington-it midis Prishtinës dhe Beogradit, e firmosur në zyrën ovale, në prani të presidentit Donald Trump, parashikohej hekurudha Durrës, ose hekurudha Durrës-Prishtinë dhe parashikohej një port i thellë rajonal”, tha Berisha. 

Një port i thellë rajonal. Dhe kjo hekurudhë, autostradë dhe porti do të përbënin element themelor të proceseve të zhvillimit dhe integrimit rajonal. Dhe integrimit rajonal. Këtyre proceseve të zhvillimit dhe integrimit rajonal, ose kjo hekurudhë dhe porti bëheshin të domosdoshme dhe plotësisht të mundshme për faktin se pozicioni i Shqipërisë ishte i tillë, i konkurronte të gjitha hyrjet e tjera në rajon”, vijoi kryedemokrati.