Berisha: Rama është autori i çmimit të lartë të naftës dhe bllokimin e integrimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me çmimin e lartë të naftës dhe për pengimin, sipas tij, të procesit të integrimit europian. Sipas kryedemokratit Sali Berisha, qeveria shqiptare aplikon taksat më të larta në botë mbi karburantet, duke deklaruar se rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet […]

Prill 5, 2026 - 19:00
Berisha: Rama është autori i çmimit të lartë të naftës dhe bllokimin e integrimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me çmimin e lartë të naftës dhe për pengimin, sipas tij, të procesit të integrimit europian.

Sipas kryedemokratit Sali Berisha, qeveria shqiptare aplikon taksat më të larta në botë mbi karburantet, duke deklaruar se rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksa dhe se shteti përfiton rreth 1.1 euro për litër. Ai e cilësoi ndërhyrjen e qeverisë me akcizën si ‘tallje’, duke argumentuar se ulja reale e çmimit do të vinte vetëm nga përgjysmimi i barrës fiskale.

Në vijim, lideri demokrat foli edhe për procesin e integrimit në Bashkimi Europian, duke mohuar që opozita të jetë përgjegjëse për bllokimin e raportit IBAR. Ai fajësoi qeverinë dhe shumicën parlamentare, duke i lidhur këto zhvillime me çështje korrupsioni.

Berisha u shpreh se, numri i vendeve që po bllokojnë procesin është rritur, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë se integrimi europian po largohet. Sipas tij, ‘me Edi Ramën, integrim nuk ka’, ndërsa shtoi se kryeministri po zëvendëson orientimin europian me afrimin drejt Beogradit.

Ai u ndal edhe te situata e fermerëve, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë ekonomike, të përkeqësuar nga politikat fiskale dhe çmimi i lartë i naftës.