Berisha: Rama po grabit 4 miliardë euro me Portin e Durrësit
Gjatë një komunikimi virtual me qytetarët, kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me portin e Durrësit. Berisha tha se Rama do bëjë Portin e Durrësit “Dubain” e tij, ndërsa po u grabit shqiptareve 4 miliardë euro. “Unë dje isha në Durrës për një nga aferat […]
Gjatë një komunikimi virtual me qytetarët, kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me portin e Durrësit.
Berisha tha se Rama do bëjë Portin e Durrësit “Dubain” e tij, ndërsa po u grabit shqiptareve 4 miliardë euro.
“Unë dje isha në Durrës për një nga aferat më tronditëse, atë të portit të Durrësit. Porti i Durrësit, që Edi Rama do ta shndërrojë në Dubain e 1001 netëve përbën një grabitje të pasurisë publike prej të paktën 3.8 gjer në 4 miliardë euro dhe një gjobë për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano prej 1 miliardë euro.
Ndërkohë duhet thënë se Porto Romano me përmasat dhe projektin që ka është një port që zhvlerëson në mënyrë përfundimtare portet e Shqipërisë, Berisha theksoi se në këtë mënyrë u jepet përparësi porteve të tjera të rajonit.
Kështu që Shqipëria nga një vend me port strategjik për BE siç është porti i Durrësit, del në një vend pa porte të rëndësishme dhe kjo vetëm e vetëm që Edi Rama të bëhet supermiliarder. Ndaj dhe u ftoj të debatojmë për këto çështje dhe çfarë çështje e konsideroni të rëndësishme”, tha Berisha.