Berisha tregon pse nuk u takua me McAllister-in

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, nuk e takoi kryedemokratin Sali Berisha gjatë vizitës së fundit që zhvilloi dje në Tiranë.  I pyetur nga gazetarët pse nuk pati një takim me McAllisterin, Berisha u përgjigj duke thënë se pati një takim me koordinatorin e grupit parlamentar të Partive Popullore, […]

shkurt 19, 2026 - 14:00
 0
Berisha tregon pse nuk u takua me McAllister-in

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, nuk e takoi kryedemokratin Sali Berisha gjatë vizitës së fundit që zhvilloi dje në Tiranë. 

I pyetur nga gazetarët pse nuk pati një takim me McAllisterin, Berisha u përgjigj duke thënë se pati një takim me koordinatorin e grupit parlamentar të Partive Popullore, pasi kryetari ka një përfaqësi tjetër.

Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore. Unë s’kam funksione në komisionet parlamentare. Ata të gjitha takimet i bënë në selitë e Parlamentit. Te unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të PPE, që përfaqëson grupin ku është i afiluar PD dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme. Kryetari ka përfaqësi tjetër sepse në grup ka edhe socialistë, etj. Ikën jashtëzakonisht të ndriçuar”, tha Berisha për gazetarët. 

I pyetur për deklaratën e McAllister se “protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale”, Berisha tha se është në një linjë me të. Kreydemokrati risolli në vëmendje se gjithmonë ka bërë thirrje për protesta paqësore. 

I gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore. McAllisteri është në linjë të plotë me Berishën. Kam ftuar në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore. Thirrja jonë është protestë paqësore”, tha Berisha.